Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pritet një ditë e vërtetë pranverore me erëra të herëpashershme jugperëndimore.
Të premten na pret mot i ngrohtë po në Shqipëri do të fillojnë të depërtojnë vranësira të cilat gradualisht do të përfshijnë tërë rajonin. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe erëra në disa rajone herë pas here të fuqishme nga jugperëndimi, por nuk pritet asgjë ekstreme. Pasdite vonë në veri të Shqipërisë dhe në ndonjë rajon në Dukagjin mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Të shtunën na pret mot i vranët dhe i ftohtë. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe verilindja të cilat do të ndikojnë në ulje të theksurara të temperaturave. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe gjatë netëve dhe mëngjeseve përsëri priten ngrica deri në -5 ose – 6 gradë Celsius./Meteoballkan