Italia regjistron mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, 318 të vdekur..

Italia vijon të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistuar 16424 të infektuar të rinj, nga 13314 të ditës së djeshme, si në rritje është edhe niveli i pozitivitetit, 4.8%.

Viktimat krahasuar me një ditë më parë janë në ulje, 318 nga 356. Lombardia dhe Piemonte janë rajonet më të goditura, me këtë të fundit në rritje shqetësuese.

Shifrat dhe frika nga mutacionet nuk po ndihmojnë qeverinë italiane për të deklaruar një zbutje të masave parandaluese, dhe dje Ministria e Shëndetësisë mohoi hapjen e gjithë aktiviteteve si palestra, pishina, bingo etj, ndërkohë që për kinema dhe teatro ekziston një mundësi për muajin prill.tpz.al

Author: admin