Në vazhdon e një operacioni, policia italiane ka zbuluar një apartament në Terni, që shërbente si bazë e tregtarëve të kokainës.
Grupi u neutralizua mëngjesin e kësaj të marte nga policia lokale. Nëntë persona u arrestuan, midis tyre dhe tre shqiptarë me vendbanim në Terni.
Të arrestuarit i përkisnin tre etnive, Shqipërisë, Italisë dhe Afrikës. Apartamenti, sipas policisë është në pronësinë e një 30-vjeçari të arrestuar kohët e fundit.
Besohet se sasia e kokainës, u shitej klientëve në lokalet në qendër të qytetit, me një kosto prej 70 eurosh për dozë.
Sipas autoriteteve nga ky aktivitet rupi fitonte 15 mijë euro në muaj.tpz.al