Alfred Peza, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ditën e sotme, duke shkruar se ky i fundit i ka kërkuar ti bashkohet skuadrës së deputetëve të PS, për zgjedhjet e 25 prillit.
Peza ka vlerësuar dhe falenderuar kryeministrin por në përfundim ka refuzuar këtë kërkesë.
“Karrigia e deputetit nuk është per mua ne këtë faze te jetes dhe aktivitetit tim!”, shkruan Peza në postim, por duke mos qartësuar nëse propozimi i Ramës ka qenë për ta renditur në një vend “të sigurtë”, apo poshtë në listë.
Lexo edhe: Prapaskenat/ Pse po ikin kandidatët nga lista e PS
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nenvizoi se ne debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje ne mbeshtetje te punes se kesaj maxhorance, por pa e shkelur kurre etiken dhe pa i hyre kurre ne hak partizance paleve te tjera.
E falenderova Edi Ramen per kete interesim, qe e konsideroj te posacem pasi nuk eshte ne stilin e punes se tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.