“I prishën banesën 3-katëshe”, Këlliçi: E jashtëligjshme! Gjashtë kurora të familjes Billa mes katër rrugëve

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re të familjes së Haxhi Billës.

“Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej. E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa”, shkruan Këlliçi në rjetet sociale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Bisedova me Z. Haxhi Billa, lidhur me prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re. Në këtë banesë jetonin 21 anëtarë të familjes, të cilët nuk kanë përfituar në asnjë moment nga bonusi i qirasë. Banesa ishte e dokumentuar dhe nuk parashikohej prishja e saj në projektin e Unazës së Re.

Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej.

E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa. Ndryshe nga sa trumbetohet për bonusin e qirasë, familjarët e tij paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre. Ky është realiteti që të gjithë duhet të shohin dhe ta ndryshojnë me votë, më 25 prill. tpz.al

Author: admin