Ish-ministri grek, Sifis Valyrakis ka humbur jetën një ditë më parë në mënyrë tragjike. 78 vjeçari ishte një peshkatar i mprehtë dhe që e donte peshkimin, pasditen e djeshme gruaja e tij ka bërë me dije për mediat greke se ai kishte dalë me anijen e tij në ishullin Eretria.
Sipas raportit të parë mjekoligjor në trupin e ish ministrit janë konstatuar dy plagë në kokë që dyshohet se i ka marrë nga goditja pas rënies nga anija e tij.
Mediat greke ndër të tjera bëjnë me dije se ish ministri që humbi jetën dje ka dhe një të kaluar të dhimbshme, ku një pjesë të së cilës të lidhur edhe me Shqipërinë.
Valyrakis mësohet se gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.
Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
78 vjeçari ishte dënuar me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit. Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.
”Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”, është shprehur Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme.
Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se një tjetër version është se Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të juntës greke, dhe e dënoi për tre vite me pun ëtë dëtyrueshme në kampin e Fierit. Por ishte ndërhyrja e kryeministrit në atë kohë Andreas Papandreou që në komunikim me kinezët dhe lëvizjen maoiste tek shqiptarët bëri të mundur dhe shpërtimin e Valyrakis.