Dashi
Do të shijoni një moment të këndshëm me mikun e ngushtë, partnerin ose ortakun në biznes. Nëse po kërkoni punë, miku juaj do t?ju rekomandojë një pozicion në kompaninë e tij. Po planifikonit të shkoni për pushime? Dashuria juaj mund t?ju surprizojë me dy bileta për në një resort. Po kërkonit të kopsisnit një marrëveshje biznesi? Një koleg mund t?ju sigurojë një takim me një klient potencial. Sigurohuni t?i falënderoni këta persona.
Demi
Nëse keni pasur probleme shëndetësore ose dhimbje trupi së fundi, bëni një vizitë mjekësore. Do të ndiheni shumë mirë pas mjekimit që do të merrni në shtëpi. Keni një punë të lodhshme? Do të ishte një ide e mirë të bënit pak pushim për t?u ripërtëritur. Disa ditë larg punës do të ishin të dobishme edhe për të krijuar një perspektivë rreth të ardhmes suaj. Mos kini frikë të dëgjoni zemrën tuaj.
Binjakët
Një sipërmarrje e guximshme do t?ju shpërblehet. Është moment i mirë për të blerë një biletë lotarie, për të dalë me dikë, ose për të dërguar një CV diku. Ajo që mund t?ju duket shumë larg realizimit, do t?ju habisë. Jeni single? Kujdesuni për profilin tuaj në rrjetet sociale. Do të merrni feedbak entuziast dhe do t?ju japë shumë kënaqësi kjo gjë. Mos u ndieni nën presion për të nisur një marrëdhënie derisa t?i keni eksploruar të gjitha mundësitë.
Gaforrja
Shtëpia është një parajsë që ju mban larg jetës së zhurmshme. Sa herë që ndiheni i lodhur, mund të ripërtëriteni duke parë një film, ose duke shpenzuar disa orë në vendin tuaj të preferuar. S?ka rëndësi ku jetoni, ju ia dilni të krijoni një atmosferë të këndshme që i ngjan një përqafimi të ngrohtë. Keni menduar të lëvizni? Do të gjeni një vend të ri që ju përshtatet në mënyrë perfekte. Një i afërm do t?ju ndihmojë në këtë sipërmarrje.
Luani
Një udhëtim i shkurtër është ajo gjë që edhe mjeku do t?ua rekomandonte. Ju i doni shumë miqtë dhe familjarët, por ndonjëherë ata bëhen kërkues më tepër se duhet. Një vizitë në një vend të bukur do t?ju ndihmonte të çliroheshit nga stresi që keni akumuluar. S?ka pse ta bëni shumë të madhe dhe të postoni shumë foto në rrjetet sociale. Nuk do të ketë të njëjtin impakt nëse vazhdoni të jeni në kontakt të ngushtë me familjarët.
Virgjëresha
Çështjet që kanë të bëjnë me paratë dhe pronat janë në rritje. Keni aftësi për të dalluar mundësi biznesi të fshehura. Ajo që për të tjerët duket e pamundur, për ju është mundësia e artë. Nëse keni një partner, është me rëndësi të diskutoni detajet e planit tuaj. Hapja e një llogarie të përbashkët pa lejen e tyre do të shkaktonte qejfmbetje. Fuqitë tuaja të bindjes janë shumë të forta. Më mirë shpjegojini me kujdes pse ky investim do të jetë fitimprurës, dhe do të merrni mbështetjen e plotë të tij.
Peshorja
Njerëzit ju shohin si person me autoritet në një fushë të caktuar. Shpesh ju kërkohen këshilla që lidhen me fushën tuaj. Nëse keni menduar ndonjëherë të bëni para si konsulent, kjo do të ishte një periudhë e mirë për të ofruar shërbimet tuaja profesionale. S?ka arsye pse të mos paguheni nëse ofroni informacion të vlefshëm. Bashkimi në një organizatë profesionale do t?ju ndihmonte të nisnit një sipërmarrje shpërblyese, si nga ana monetare, ashtu edhe nga ajo profesionale. Të pasurit e biznesit tuaj do të ishte një pasuri e madhe për një lider si ju.
Akrepi
Ju këshillohet fort të bëni një tërheqje nga skena sociale. Edhe pse i doni miqtë tuaj, ata ndonjëherë mund t?ju ndryshojnë mendimet. Ju jeni një person i cili nuk ka frikë nga ekstremet. Ndërmarrja e një kursi sfidues studimi, të jetuarit jashtë vendit ose përfshirja në një marrëdhënie pasionante, nuk ju tremb. Kjo mund të krijojë konfuzion tek miqtë dhe të dashurit tuaj. Nëse ndërmerrni një hap të guximshëm, luajeni në mënyrë të sigurt. Më mirë dëgjoni instinktet tuaja.
Shigjetari
Aktivitetet në grup ju bëjnë që të jepni maksimumin nga vetja. Nuk ka asgjë që iu kënaq më shumë se sa takimet entuziaste dhe vizionare në grup. Përditësimi i një institucioni të vjetruar do të jetë sfidë emocionuese për ju. Tradicionalistët do të zemërohen nga këto ndryshime, por shumica e njerëzve do t?i mirëpresin. Shpjegojini mirë idetë tuaja për të qetësuar njerëzit e pakënaqur. Edhe pse nuk mund t?i kënaqni të gjithë, mund të ndaloni një revoltë.
Bricjapi
Njerëzit ju besojnë vendimeve të mira që merrni ju. Dini si t?i shpërndani punët më të rëndësishme tek anëtarët më të denjë të ekipit. Ju gjithashtu nuk përfitoni nga pozicioni juaj. Veproni në përputhje me kërkesat e të tjerëve dhe arrini të fitoni besimin e njerëzve. Madje ju akuzojnë se jeni shumë miqësor me pozitat që keni. Sekreti i suksesit tuaj është aftësia për të kuptuar se si zgjedhjet tuaja ndikojnë tek të tjerët në kompani.
Ujori
Asgjë nuk ju jep më shumë shkëlqim se sa zgjerimi i horizonteve. Nëse keni shansin për të ndërmarrë një iniciativë studimi, kapeni atë. Jeni single? Mund të njihni dikë të veçntë në mesin e studentëve të tjerë. Mos u surprizoni kur të ndiheni të tërhequr nga dikush që duket se është natyra juaj e kundërt. Këto përplasje do t?i shtojnë shijen marrëdhënies suaj.
Peshqit
Një marrëdhënie pasionante ju bën të ndiheni i pamposhtur. Në vend që të fshiheni nga problemet tuaja, përballeni me to. Kjo qasje do të jetë shumë e suksesshme. Në vend që të bëni zgjedhjen e dytë më të mirë, do të kërkoni gjithmonë më të mirën. Është gjithashtu e rëndësishme të këkroni pagën që ia vlen. Ngrijeni sa më shumë ofertën tuaj. Dhe do të habiteni sa shumë njerëz do të kërkojnë të punojnë me ju. Nëse ju mbështet edhe partneri, do të mund të lëvizni malet.