Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 5-11 shkurt

Dashi

Gjithçka do t’ju ecë mbarë në sferën e punës këtë javë, falë hyrjes së Mërkurit në Ujor. Ka ardhur koha të guxoni, por mos u tregoni individualist, jepini hapësirë ​​atyre që janë në ekip, mund të keni disa surpriza të këndshme. Do të tregoheni pak kokëfortë, por herë pas here do t’ju duhet të dorëzoheni, veçanërisht në dashuri, ku partneri mund të jetë pak i inatosur me ju për mënyrën tuaj të të bërit të gjërave. Bëni dashuri dhe jo luftë. Yjet ju këshillojnë të mos tregoheni shumë kokëfortë.

Demi

Ndikimi negativ i Mërkurit mund të sjellë pengesa për shenjën tuaj. E meta juaj është se flisni pa radhë dhe shkaktoni diskutime të kota si në punë ashtu dhe në dashuri, përpiquni të mendoni më shumë përpara se të veproni. Në sferën profesionale mund t’ju ofrohet një mundësi e artë, që nuk duhet t’ju shpëtojë, por nuk është afër shtëpisë. Bëni pak kujdes në lidhje me çështjet praktike në datat 9 dhe 10 shkurt. Gjatë fundjavës miqtë do t’ju mbështesin në lidhje me vendimet që do të merrni për marrëdhënien tuaj në çift. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të matur me fjalët.

Binjakët

Kalimi i Mërkurit në Ujor do të sjellë lehtësira për shenjën tuaj në sferën e dashurisë. Binjakët që do të duan të pushtojnë zemra nuk do të njohin asnjë kufi. Ndokush do të përfitojë një trashëgimi nga një xhaxha i largët. Do të bëni miq të rinj, që mund t’ju përfshijnë edhe në mënyrë romantike. Në fund të javës do të bëni një udhëtim të këndshëm jashtë kufijve të vendit me dikë që pëlqeni, por mos u tregoni egoist dhe mos u impononi të tjerëve shijet tuaja. Jini mikpritës dhe modestë, kështu do t’i bëni njerëzit për vete.

Gaforrja

Më në fund do të mund të bëni paqe me të dashurin e zemrës, nëse ka diçka që ju ka larguar nga njëri-tjetri. Megjithatë, shmangeni xhelozinë, dihet tashmë se kujt i përket zemra juaj. Në punë do të jeni të papërtuar, gjë që do t’ju bjerë në sy eprorëve dhe do t’ju bëjnë shumë lavdërime. Në fund të javës mund të bëni një udhëtim pune, në të cilin mund të kombinoni biznesin me kënaqësinë. Merreni me vete partnerin dhe mundohuni të rrini sa më shumë bashkë në kohën tuaj të lirë.

Luani

Do të kaloni një situatë të vështirë. Shumë planetë në shenjën e Ujorit po bëjnë luftë kundër jush. Kjo do të jetë një javë e mbushur me gracka dhe nuk do të jetë e lehtë të ruani qetësinë për shkak të mosmarrëveshjeve në punë dhe të kolegëve ziliqarë dhe konkurrues. Në fund të javës, falë mirëkuptimit dhe marrëdhënies pasiononte që do të keni me partnerin, do të jeni më të buzëqeshur dhe të relaksuar. Kjo sintoni e përsosur mes jush do t’ju ndihmojë që të jeni në harmoni edhe me të tjerët.

Virgjëresha

Në fillim të javës dashuria do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, do të bëni plane afatgjata me ata që doni dhe partneri do të jetë i lumtur dhe i kënaqur. Puna po shkon shumë mirë, ju respektojnë për profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Në fund të javës do të shfaqet sërish një ish i dashur, që do t’ju mërzitë duke ju kërkuar para…

Peshorja

Do të takoni gjatë këtyre ditëve personin e duhur në momentin e duhur, nëse jeni ende beqar.

Një problem në shtëpi ju bën mjaft nervoz. Përkushtojuni dashurisë në datat 8 dhe 9 shkurt,

pa harruar fundjavën. Thuajini fjalët e duhura partnerit, i cili është pranë jush dhe ju përkushtohet. Bëjeni të ndihet i rëndësishëm duke u treguar sa më të afërt me të. Yjet ju këshillojnë që të kaloni një fundjavë intime në praninë e njëri-tjetrit.

Akrepi

Mërkuri në shenjën e Ujorit do t’ju shkaktojë probleme të vogla në punë, por edhe në shtëpi. Duhet t’i kushtoni vëmendje edhe shëndetit, do të keni disa çrregullime të aparatit tretës, duhet të jeni të kujdesshëm me ushqimin, por edhe të mos nervozoheni. Në fund të javës do të kaloni shumë mirë me partnerin, një darkë romantike dhe më pas do të relaksoheni në krahët e njëri-tjetrit.

Shigjetari

Horoskopi i datës 5-11 shkurt ju sjell lajme të mira, projekte të mëdha, që do t’ua mbyllin gojën atyre që ju kanë zili. Do të jeni praktikë dhe ky është momenti më i përshtatshëm që të investoni në blerjen e një prone, nëse po kërkoni një vend për ju dhe ata që doni. Një lëvizje në karrierë mund t’ju sigurojë më shumë të ardhura dhe referenca të mira. Në fund të javës do t’i përkushtoheni familjes dhe partnerit, dashuria ju bën më të fortë dhe më të sigurt.

Bricjapi

Këtë javë do t’ju ofrohen projekte fitimprurëse. Ata që ju kanë zili dhe duan t’ju nxjerrin pengesa, nuk do ta kenë të lehtë t’ia arrijnë qëllimit. Do të merrni para që nuk i prisni, një rritje rroge apo një trashëgimi familjare që jua shton shpresat për të ardhmen. Të gjithë ju pëlqejnë, edhe sepse i kushtoni shumë rëndësi veshjes suaj. Dëshironi të bëni përshtypje jo vetëm me fjalët, por edhe me pamjen tuaj. Në fundjavë bëni përpjekje për të qenë më afër partnerit, shpesh harroni se keni një jetë private.

Ujori

Me Merkurin në shenjën tuaj duhet të jeni të kujdesshëm për gjithçka dhe me të gjithë, përpiquni të mos e humbni durimin. Në fund të javës do të jeni më brilantë në punë, do të respektoheni për mënyrën tuaj të të bërit të gjërave dhe kështu do t’ju tregoni vendin edhe atyre që duan t’ju vënë shkopinj në rrota. Për momentin, në sferën e dashurisë nuk ka asnjë të re.

Peshqit

Do të jeni këto ditë më të mendueshëm. Do të zbuloni se jeni intuitivë dhe kjo do t’ju ndihmojë të bëni marrëveshje të mira në biznes, veçanërisht nëse merreni me tregti. Në këtë periudhë mund të bëni një udhëtim jashtë vendit. Hëna e re e 9 shkurtit do t’ju bëjë më tërheqës se kurrë, por për ju asgjë nuk do të jetë përgjithmonë, ju do të shkoni lule më lule, duke preferuar momentin kalimtar.

Author: horoscope