DASHI
Jupiteri dhe Marsi ju japin një shpërthim energjie dhe pasioni. Është koha ideale për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet tuaja, veçanërisht ato që lidhen me punën ose karrierën. Mos kini frikë të guxoni dhe të vendosni veten atje ku doni, suksesi është i garantuar. Nëse keni një lidhje nuk do bëni asgjë për ta mbajtur pranë partnerin, por për fat do jetë ai që do kujdeset për çdo gjë. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qene edhe më emocionuese. Ju beqarët do flirtoni ndonjëherë edhe pa dashje, por do tërhiqni pas vetes persona të jashtëzakonshëm. Në punë do ju dalin sfida goxha të vështira, të cilat zor se do i kaloni me sukses. Nëse merrni me tregti gjërat kanë për të qenë edhe më të vështira. Edhe financat do jene delikate sidomos nëse shpenzoni kuturu.
DEMI
Një periudhë e mirë do të shfaqet në horizontin tuaj të përditshëm. Çiftet do të bëjnë përparim të dukshëm drejt një të ardhmeje plot shpresë dhe shumë dashuri. Do të jetë momenti i duhur për të shqyrtuar disa propozime nga partneri juaj, sepse falë ndikimit pozitiv të planetit Venus, do të keni në krah emocione vërtet të veçanta. Ndërkohë, beqarët mund të përjetojnë një takim të rastësishëm që, doni apo jo, mund të kthehet në një pasion të jashtëzakonshëm. Ndikimi i yjeve, edhe pse pjesërisht në këtë periudhë, do të jetë i favorshëm për marrëdhëniet ndërpersonale, duke ofruar mundësinë për të konsoliduar njohje të reja. Sipas Horoscope Edhe në punë do jeni të ngadaltë dhe nuk do i arrini dot objektivat që iu japë dhënë. Vonesat do jenë të zakonshme për ju. Për fat të mire me paratë nuk do i keni punët keq.
BINJAKËT
Sot do mundoheni t’iu pëlqeni të gjithëve dhe në fakt falë mbështetjes së Venusit, do ja dilni mbanë. Mund të merrni edhe aprovime për disa kërkesa që keni bërë. Dita do të jetë kryesisht frytdhënëse dhe bindëse; gjithçka do të jetë e mundur për ju, falë ndikimit të favorshëm të yjeve. Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet absolut partnerit dhe marrëdhënia me të ka për të qenë shumë më e ngrohtë se më parë. Nuk do ju mungojë aspak imagjinata të dyja palëve. Ju beqarët do bëni mirë të dilni me miqtë ose kushërinjtë sepse në mjedisit e tyre shoqërore mund të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë do i fiksoni mirë objektivat dhe do arrini atje ku keni dëshiruar përherë. Edhe gjendja e financave do përmirësohet aq shumë saqë edhe vetë do habiteni.
GAFORRJA
Urani do ju bëjë më shumë sesa duhet autoritarë sot dhe kjo do ju sjellë goxha probleme. Nëse jeni në një lidhje do grindeni gjithë kohës me partnerin sepse ju do preferoni që gjërat të bëhen si doni ju. Mos e teproni nëse nuk doni të ndaheni shumë shpejt. Për beqarët, sekretet e fshehura në të kaluarën mund t’ju mundojnë, duke ju penguar të jetoni në të tashmen: përqafoni të ardhmen me besim! Në dashuri, është thelbësore të lini ata që nuk kanë treguar se duan të qëndrojnë pranë jush: ndryshimi do të jetë prioriteti juaj. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës me nerva dhe të pavendosur. Gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar dhe kjo për gabimin tuaj. Në planin financiar mund të fryjnë stuhi të fuqishme dhe do ndiheni keq në disa momente.
LUANI
Ka mundësi që sot të izoloheni sepse do keni nevojë për mbështetje të pakushtëzuar. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të shpreheni lirshëm dhe ndonjëherë do mendoni se nuk do jeni të denjë për partnerin. Në fakt ai ju dashuron vërtet dhe keni për ta parë sesi do ua shprehë ndjenjat në mbrëmje. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por do luftoni me veten për të mos e pranuar. Vetëm sa do i bëni dëm vetes sepse nuk do ja dilni dot ta hiqni nga mendja. Në punë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do arrini dot rezultatet më të mira. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe do shpenzoni me plane.
VIRGJËRESHA
Hëna do i kundërvihet shenjës tuaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu provokojë herë pas here. Mos u mundoni kurrsesi të bëni diçka me zor sepse nuk do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohën nën presion dhe nuk do ndiheni të qetë për t’u dashuruar ashtu si e ndieni. Asgjë nuk do shkojë si e kishit ëndërruar. Ju beqarëve do ju rëndojë pamasë vetmia dhe çfarëdo përpjekje që të bëni nuk do arrini të ndryshoni asgjë. Në punë ka mundësi t’iu caktojnë në një grup tjetër që në fakt do ju përshtatet edhe më shumë. Rezultatet që do arrini do jenë më të kënaqshme. Financat do i ekuilibroni me pak mundim.
PESHORJA
Hëna do ju ndihmojë sot të merrni vendimet e duhura dhe në mënyrë përfundimtare. Nëse keni një lidhje nuk duhet të hezitoni për asnjë moment t’i shprehni ndjenjat dhe nuk duhet ta acaroni atë që keni në krah. Dijeni se po filluan problemet zor se do rimëkëmbeni lehtësisht. Ju beqarët do jeni më të bindur sot dhe do vendosni të pranoni lidhjen me ikë që ju ka propozuar. Sipas Horoscope, në punë mos ua vini veshin kolegëve, por reflektoni dhe hidhni hapat e duhura. Financat do i menaxhoni me më shumë përkujdes kështu që gjendja do fillojë të përmirësohet pak e nga pak.
AKREPI
Gjatë kësaj dite do dini të ruani distancat e duhura dhe do mobilizoni energjitë për të arritur atje ku doni. Ju të dashuruarit nuk do keni nevojë të flisni gjatë me partnerin për t’u kuptuar pasi mund te merreni vesh edhe vetëm me shikime. Marrëdhënia mes jush do jetë e shkëlqyer. Edhe ju beqarët do jeni me humor të mirë dhe do flirtoni me disa person, të cilët në fakt kanë kohë që ju vështrojnë. Në punë do i merrni gjërat disi me frikë, por në fakt do jeni të pandalshëm. Askush nuk do mundet t’iu pengojë dhe do arrini rezultatet e menduara. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni me sy mbyllur për çdo gjë.
SHIGJETARI
Falë Hënës që do ndikojë fuqishëm sot do mund të gjeni ekuilibrin dhe do i bëni edhe të tjerët të ndihen sa më mirë. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie të adhurueshme me partnerin dhe do bëni çdo gjë që të ndiheni përherë të lumtur. Do ndani edhe disa sekrete familjarë e do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe do i mbani hapur portat e zemrës. Mbase mund të ketë edhe diçka interesante në mbrëmje. Në punë do ndiheni shpesh nën presion dhe do ju duket sikur mezi do ja dilni mbanë. Nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Mërkuri do ju bëjë të logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja do jetë e mirë.
BRICJAPI
Sot nuk do e keni gjithmonë të mundur ta kontrolloni humorin dhe në disa raste mund t’iu dalin të papritura. Mos u tregoni as të paduruar. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni shumë të kënaqur me partnerin dhe mundet edhe te keni debate. E mira është që para se të arrini të ngrini zërin të flisni e të sqaroheni për çdo gjë. Ju beqarët ka mundësi të keni tërheqje sekrete për një person të pamundur ose që ka një lidhje. Kjo gjë do ju brengosë tej mase. Në punë do bëni të pamundurën të afroheni me kolegët që kanë arritur rezultate të shkëlqyera për të përfituar prej tyre e për të mësuar. Me paratë nuk do i keni punët keq dhe nuk priten vështirësi.
UJORI
Dëshira juaj për të gjetur dialog dhe kompromis do ju ndihmojë të arrini sukses sot. Nëse keni një lidhje partneri do ua shprehë në çdo moment se ndihet me fat që ju ka dhe do ua bëjë çdo moment të hareshëm. Nuk do reshtni së përjetuari emocione. Ju beqaret do jeni joshës dhe mund të merrni ftesa për takime serioze. Nëse ju kërkohet të hidhni hapa më tej mendohuni pak para se te jepni fjalën. Në punë do jeni shumë të zotët dhe shefat do iu japin disa misione edhe më të rëndësishme që do ju bëjnë të kaloni në një tjetër stad. Paratë nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj bëni kujdes.
PESHQIT
Për shkak të ndikimit të madh të Jupiterit sot do këmbëngulni shumë për disa gjëra dhe do kërkoni të dalë e juaja. Ju që keni një lidhje nuk do luani ndershëm me partnerin madje mund t’ia punoni edhe pas krahëve. Marrëdhënia do vijë duke u përkeqësuar nga ora në orë. Ju beqarët do keni takime, por duke qene se do i shpalosni që në fillim listën e gjërave që ai duhet të plotësoje, do ikë me vrap. Në punë nuk do i duroni dot kritikat as të kolegëve e as të eprorëve. Shumicën e kohën keni për të qenë me nerva. Në planin financiar do ju duket sikur nuk do mund ta stabilizoni dot asnjëherë gjendjen.