Hetimi i SPAK/ Pezullohet nga detyra edhe mjeku i njohur, Edvin Prifti. Dyshime se u përfshi në korrupsion

Hetimet e SPAK për korrupsionin në Gjykatën e Krujës, kanë sjellë edhe pezullimin nga detyra të mjekut të njohur kardiolog,  Edvin Prifti, me dyshimin se është përfshirë në  korrupsion.

Mësohet se emri i Priftit ka dalë në dritë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Visit Instagram Profile ➤

“Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve:

  1. Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, masë sigurimi “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
  2. Trendafile Frangu, infermiere në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, masë sigurimi “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal;
  3. Migena Skenderi, masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal;”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK. tpz.al

Author: admin