Gabimet e pavëmendshme që po dëmtojnë lëkurën tuaj!

Do të jetoni edhe për shumë gjatë me lëkurën tuaj dhe më e pakta që mund të bëni është ta trajtoni me respekt dhe dashuri. Lëkura është e mrekullueshme e duke konsideruar se është organi më i madh i trupit, të kujdeseni për të është shumë e rëndësishme. E këto gjëra duhet ti evitoni:

Mbi-gërryerja e fytyrës

Gërryerja e lëkurës është e mrekullueshme, ajo largon qelizat e vdekura të fytyrës të cilat qojnë në mbyllje të poreve e shfaqje të puçrrave. Por ekziston edhe mbi gërryerja – e cila nëse bëhet shpesh dhe ashpërsisht ju bën që të përfundoni me gërvishtje në barrierën protektive të lëkurës, duke e lënë të hapur për infeksione dhe toksina të ambientit.

Ngacmimi i puçrrave dhe fërkimi i lëkurës

Të gjithë e dimë se nuk duhet të ngacmojmë lëkurën, po e vërteta është se kur në fytyrë na del një puçërr e madhe tundimi është i papërballueshëm. Por aq më shumë që e ngacmojmë aq më shume e nxitni inflamacionin. Pa përmendur këtu që të gjitha bakteret nga gishtat dhe thonjtë tuaj i kaloni në lëkurë e që mund të qojnë në infektim edhe më të madh të puçrrave.

Mos mbrojtja e lëkurës

Ndoshta e dini se duhet të përdorni krem kundër diellit në baza ditore. Kjo është esenciale meqenëse dielli është 90% përgjegjës se si lëkura jonë plaket – po, edhe gjenet luajnë rol po ashtu edhe kremi kundër diellit!

Harroni sytë dhe qafën

Njerëzit shumë shpesh neglizhojnë sytë dhe qafën. Përdorni krem për sy dhe kremin me të cilën lyeni fytyrën kalojeni deri tek qafa. Masazhojeni lëkurën e fytyrës dhe qafës butësisht nga poshtë lartë.

 

Përdorni produktet e njëjta

Ndoshta keni gjetur atë kremin i cili përmbush çdo kërkesë tuajën, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Eventualisht, lëkura juaj do të ndryshojë dhe do të adaptohet ndaj çdo lloj përbërësi aktiv në produktin tuaj, e kështu duke u bërë çdo herë e më pak efektiv. Pa përmendur që lëkura ndryshon dhe një produktet që ju është përshtatur dy vite më parë, tani mund të mos jetë produkti i duhur për lëkurën tuaj.

Author: admin