Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ditën Verës ka zgjedhur që ta kalojë në Elbasan ku ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë e këtij qyteti.
Në fjalën e tij Basha është shprehur se “pranvera është dita e ndryshimit, rinia është fuqia e ndryshimit!”
Më tej Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit që të bëhen bashkë për zgjedhjet e 25 prillit pasi sipas tij në këtë mënyrë vjen ndryshimi.
“Trishtimin dhe dramën që ka mbjell kjo qeveri t’ja kthejmë në një voto për të ndryshuar të ardhmen e shqiptarëve. Gjithë këtë rrënim do ta kapërcejmë me energji dhe me profesionalizimin që do zëvendësojë analfabetizmin.”
“Kemi planin tonë për arsimin e lartë. Për stazhet që studentët të integrohen në punë. Plani ekonomik që Shqipëria të kthehen në qendër investimesh që hapin vende pune. Të bëhemi të gjithë bashkë që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit” ka thënë Basha.