FIJET QË LIDHEN! Megaoperacioni në Mal të Zi, shkatërrohet grupi i kanabisit/ “Kokat” përgjegjës edhe për drogën e Ervis Çallikut

MAL I ZI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në Mal të Zi, ku janë prangosur 24 persona dhe u sekuestruan të paktën 500 kg kanabis. Mësohet se grupi ka qenë në vazhgim të Policisë vendase për më shumë se 10 muaj, dhe është pikasur se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe më pas kalonte për t’u shpërndarë në vendet e Bashkimit Europian.

Grupi i trafikut të drogës drejtohej nga shqiptarë, të cilët gjithashtu mendohet se janë  përgjegjës të ngarkesës me 2.6 ton kanabis që u kapën në doganë më 3 nëntor 2020. Asokohe në prangat e Policisë fillimisht ra shoferi i kamionit, Ervis Çalliku, i cili mori kanabisin në Lushnje, dhe më pas një nga një u prangosën edhe bashkëpunëtorët e tjerë. dosja.al

Author: admin