Që prej 7 tetorit kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikane, e cila në Shqipëri është kthyer në një ëndërr të madhe. Sot, ambasada e SHBA-ve në Tiranë kam publikuar një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë.
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.
Postimi i plotë:
Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt