Dyshimet dhe frika do t’ju turbullojnë javën, ja çfarë ka parashikuar Paolo Fox për datat 6-12 nëntor

DASHI/ Këtë javë do të bëni marrëveshje shumë të mira. Qielli ju ofron mundësinë që të jeni fitimtarë. Do të keni mundësinë të tregoni cilësitë tuaja dhe të gjithë punën që keni bërë gjatë muajve të fundit. Por mos e ekzagjeroni, qëndroni gjithmonë me këmbët në tokë. Kini parasysh limitet tuaja, përpara se të bëni premtime tepër ambicioze.

DEMI/ Ditë të komplikuara i presin të lindurit në shenjën e Demit. Do të përjetoni momente konfuzioni të madh, aq sa do të detyroheni të ndryshoni planet në sekondën e fundit. Kini parasysh që të veproni menjëherë dhe me vendosmëri. Mos u merrni me të kaluarën, siç e thotë edhe shprehja: “Vaji i derdhur nuk mblidhet më.” Përvishni mëngët dhe jini të gatshëm të bëni disa sakrifica. Nuk mund të ndaleni tani.

BINJAKËT/ Të lindurit në shenjën e Binjakëve do të jenë në qendër të vëmendjes. Të gjithë i njohin tashmë cilësitë tuaja. Keni tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve përreth jush. Do të bëni miq të rinj, por ndonjëra prej këtyre miqësive mund të kthehet në diçka më interesante. Jini të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njerëzit që ju rrethojnë, mos i fshihni qëllimet tuaja.

GAFORRJA/ Të lindurit në shenjën e Gaforres kanë mosmarrëveshje me rivalët e tyre. Qëllimet e tyre bien ndesh me ato të atyre që i rrethojnë, ndaj përplasja është e pashmangshme. Yjet ju këshillojnë të mos nxitoni, të përballoni pengesat që keni përpara me durim dhe zgjuarsi. Ka nga ata që do të përpiqen t’ju nënçmojnë, t’ju bëjnë nervozë duke ju folur me kunja. Rezistoni dhe vazhdoni rrugën tuaj, ia vlen.

LUANI/ Është koha për të ulur pak vigjilencën për ata që kanë lindur në shenjën e Luanit. Gjithmonë keni shumë mendime në mendjen tuaj, shumë përgjegjësi, që jua zënë çdo moment të lirë. Por yjet do t’ju ndihmojnë, mos humbisni asnjë rast për t’iu përkushtuar vetes. Bëhuni pak egoistë, përpara se të bëheni copash për të tjerët.

VIRGJËRESHA/ Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të duhet të mbajnë sytë hapur. Yjet ushqejnë instinktet tuaja, duke ju bërë më perceptues dhe intuitivë. Besojini parandjenjave tuaja. Mos hezitoni të shfrytëzoni rastin, kur shfaqet mundësia e duhur, gjithmonë është dikush i gatshëm t’ju paraprijë dhe të marrë meritat në vendin tuaj. Duke u zhytur totalisht në punë, rrezikoni të neglizhoni dashurinë, përpiquni të jeni më empatikë.

PESHORJA/ Do të bëni shpenzime të mëdha në të ardhmen e afërt. Një sërë pengesash në rrugën tuaj do t’ju detyrojnë të prekni kursimet tuaja. Nuk është koha për të qenë dorështrënguar, zgjidhni opsionin më të sigurt dhe afatgjatë. Yjet nuk ju sjellin vetëm fatin e keq, gjatë javës do të keni shumë mundësi për ta rimarrë veten, por shtrijini këmbët sa keni jorganin, përndryshe rrezikoni të mbeteni pa asgjë.

AKREPI/ Dashuri dhe aventura i presin të lindurit në shenjën e Akrepit. Venusi ju buzëqesh, do të dukeni në sytë e të tjerëve më joshës se kurrë. Mos kini frikë të përfshiheni në diçka të re, provojeni veten edhe në skenarë të ndryshëm nga ç’jeni mësuar. Ju mund të zbuloni një anë të vetes që nuk e njihni ende. Në të njëjtën kohë, mos kini frikë t’i bëni të qarta caqet tuaja, mos e shtyni veten më tej sesa duhet.

SHIGJETARI/ Dyshimet dhe frika do t’jua turbullojnë ditët të lindurve në shenjën e Shigjetarit. Nga njëra anë puna ju fut në krizë, nga ana tjetër nuk jeni më të sigurt se keni marrë vendimin e duhur. Mos u mundoni të zgjidhni gjithçka vetë, kërkoni mendimin e një personi më me përvojë. Gjeni ngushëllim te dashuria. Do të keni shumë mundësi për të bërë njohje dhe përvoja të reja. Personi i duhur mund të vijë këtë fundjavë.

BRICJAPI/ Një dritë në fund të tunelit do të shfaqet për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Do të jetë një javë rraskapitëse, si për shkak të ngarkesës nga detyrat e papritura, ashtu edhe për shkak të tendencës për t’i zvarritur punët, gjë e cila ju ka munduar për një kohë të gjatë. Vihuni në lëvizje përpara se të jetë tepër vonë, ose do të vuani pasojat. Është dashuria që ndriçon këtë errësirë dhe kjo është java e duhur. Tani jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos kini frikë t’i shprehni ato.

UJORI/ Do të përjetoni shumë stres këtë javë, ju që i përkisni shenjës së Ujorit. Për shkak të presionit në punë dhe xhelozisë së vazhdueshme të partnerit, këto ditë do të ndiheni sikur nuk keni asnjë moment pushimi. Për sa kohë që insistoni të luani sipas rregullave të të tjerëve, do të keni përshtypjen se po i bini murit me kokë. Merrni pak kohë për veten tuaj, për të menduar për nevojat tuaja dhe për të hartuar një strategji për të ardhmen.

PESHQIT/ Të lindurit në shenjën e Peshqve i pret një e ardhme e ndritur. Përpara jush do të hapen skenarë interesantë, me lëvizjet e duhura do t’i garantoni vetes kënaqësi të mëdha. Jini të kujdesshëm dhe prisni rastin tuaj, mos u verboni nga dëshira për të pasur gjithçka menjëherë. Ndikimi i yjeve do të ndihet në kohën e duhur. Jini të duruar dhe gati për të vepruar.

Author: horoscope