Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në fragrancë 35 vjeçari i shpallur në kërkim

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur

Njoftimi i plotë i policisë:

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Durrës

U konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H. Sh., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l. Pas kontrollit në sistemin TIMS ka rezultuar se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, sepse më datë 10.09.2020, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në Shijak është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Organizimi i lotarive të palejuara”  dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin