Ish-shefi i Sherbimit Sekret te Maqedonise se Veriut, Sasho Mijallkov, është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori.
Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit.
Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të. Po ashtu ai kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit.
Mijallkovi tha se, ashtu siç kishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.tpz.al