Një grua shqiptare në Rodos ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi e kërcënoi se do të kishte të njëjtin fat me Caroline Crouch, duke i premtuar se do ta vriste njësoj siç “piloti mbylli gruan e tij.”
Sipas mediave greke, në pranga u vendos një ish-oficer policie shqiptar 39-vjeçar, i cili përveç kërcënimeve akuzohet edhe për përdhunimin e bashkëshortes. Madje ajo tregon edhe një episod, ku sipas saj bashkëshorti i ka thënë: “Ti je gruaja ime dhe unë bëj çfarë të dua, do të të vras ashtu siç bëri piloti me gruan me tij”.
Menjëherë Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa 39-vjeçari hedh poshtë të gjitha pretendimet. Në dëshminë tij në komisariat, shqiptari ka deklaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim. Duke kërkuar falje, ai tha se bashkë njiheshin prej 12 vitesh dhe se kishin një dekadë të martuar. Gjithashtu mohoi se e kishte rrahur, kërcënuar dhe dhunuar. Megjithatë pranoi se kishte pasur konflikt me të, por nuk kishte përdorur dhunë.
20-vjeçarja Caroline Couch u vra më 11 maj nga bashkëshorti i saj pilot, i cili stisi një histori të plotë me pretendimin se në shtëpi i kishin hyrë grabitës shqiptarë. Madje akuzoi ata për vrasjen e bashkëshortes, por sërish nuk ia doli që të shpëtonte