Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do ketë prezencë të mjegullës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 8/18 diell
Kukës 3/14 diell re
Lezhë 8/18 diell
Dibër 0/13 diell re
Durrës 5/18 diell
Tiranë 7/20 diell
Elbasan 5/19 diell
Berat 2/21 diell
Vlorë 8/20 diell
Korçë 2/11 diell re
Gjirokastër 2/19 diell
Sarandë 6/20 diell.tpz.al