Dhuna në familje, duket se po kthehet në një dukuri të përditshme në vendin tonë. Çdo ditë rregjistrohen raste të reja, denoncime nga të dhunuarit dhe arrestime. Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga dy pesona dhe ka proçeduar një penalisht një tjetër.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit:
S.A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.
E.C., 23 vjeç, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi K.C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L., (vjerri dhe vjerra e motrës së shtetasit E.C.).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.