Situata me koronavirusin paraqitet e rënduar në burgun e Peqinit.
Me dhjetëra të burgosur raportohet se janë prekur me Covid-19.
Deri në mesditë tre autoambulanca janë parë duke dalë nga burgu i Peqinit duke transportuar të prekur me Covid-19 drejt kryeqytetit.
Mes të prekurve nga Covid-19 është edhe Dritan Dajti, i cili u ekzaminua në QSUT dhe tashmë po kurohet në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur komplikacione serioze nga virusi.
Gjatë javës së fundit, vendi ynë është përballur me një valë të madhe të infektimeve të reja ku shifrat ditore nuk po bien nën 1 mijë.Port durres.