Albert Krasniqi dyshohet se është vrarë sot nga babai i tij. Edhe pse nuk dihen motivet që kanë quar deri të vrasja, mediat raportojnë se vrasësi dhe viktima janë babë e birë.
Ndërsa, Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016.
Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur. Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me gjashtë muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para, raporton Express.
Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.
Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë, ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë