Çaji dhe kafja janë dy ndër pijet më të konsumuar në botë. Zgjedhim midis tyre sipas preferencave por ka diçka më shumë se thjesht shija e mirë që ndikon në zgjedhjen që bëjmë?
Bright Side liston disa karakteristika të persona që preferojnë të konsumojnë kafe dhe atyre që preferojnë të konsumojnë çaj.
Ekstrovertët preferojnë çajin.
Sipas rezultateve të sondazhit të kryer në SHBA nga OnePoll, ekstrovertët dhe ambivertet (ata në mes të spektrit introvert-ekstrovert) priren të jenë adhurues të çajit, ndërsa introvertët kanë më shumë gjasa të pinë kafe.
Një studim i kryer nga Universiteti i Cardiff arriti në përfundimin se kafeina ndihmon ekstrovertët me performancën e tyre të punës dhe introvertët “funksionojnë” më mirë “në një gjendje de-kafeinuar”.
Adhuruesit e kafesë janë persona që rrezikojnë.
Ky studim zbuloi se konsumi i kafesë është i lidhur me “kërkimin e ndjeshmërisë, impulsivitetin dhe prirjen për të rrezikuar”, që do të thotë se fansat e kësaj pijeje kanë më shumë të ngjarë të shijojnë aktivitete si sportet ekstreme dhe të kërkojnë përvoja të reja më shpesh.
Përdoruesit e çajit flenë më mirë.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se ata që preferojnë çajin identifikohen si “ata që flenë mesatarisht”. Në të njëjtën kohë, dashamirët e kafesë mund të përjetojnë disa probleme me këtë aspekt të jetës.
Adhuruesit e çajit preferojnë më shumë ëmbëlsirë.
Sipas këtij sondazhi, të anketuarit që preferonin çajin kishin më shumë gjasa të shtonin sheqer në të, ndërsa konsumuesit e kafesë mund ta shijojnë pijen e tyre shqeto.
Adhuruesit e kafesë janë adhurues të qenve.
Kur u pyetën nëse ata kanë një mace apo një qen, më shumë adhurues të kafesë zgjodhën qentë, dhe ata që preferonin çajin kishin më shumë gjasa të preferonin macet.
Konsumuesit e çajit priren të jenë më krijues.
Sipas këtij studimi, çaji na ndihmon të jemi më kreativë dhe e bën më të lehtë krijimin e ideve të reja. Në të njëjtën kohë, një tjetër studim zbuloi se pavarësisht se nuk ka një ndikim pozitiv në krijimtarinë, kafeja i bën aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve shumë më të mprehta.
Adhuruesit e kafesë janë më të stresuar, por më pak të dëshpëruar.
Ky studim tregoi se sa më shumë ngarkesë të kenë studentët gjatë semestrit, aq më shumë kafe konsumojnë. Duke qenë se kafeina është një substancë stimuluese, kjo nuk është rastësi. Sidoqoftë, ka një anë pozitive për të pirë kafe: u zbulua se, midis atyre që e pinë atë shpesh, nivelet e depresionit ishin 32% më të ulëta se të atyre që nuk konsumojnë kafe.