Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët.
Parashikohet reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Parashikohet intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën veriore dhe bregdetare.
Në orët e pasdites, reshjet e shiut do të humbin intensitet me shi të dobët e të përkohshëm. Borë në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 3-10m/s.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 8/12 re shi
Kukës 7/9 re shi
Lezhë 9/12 re shi
Dibër 5/8 re shi borë
Durrës 8/13 re shi
Tiranë 10/13 re shi
Elbasan 9/13 re shi
Berat 9/14 re shi
Vlorë 10/14 re shi
Korçë 5/7 re shi borë
Gjirokastër 7/10 re shi
Sarandë 9/14 re shi