Borxhet dhe problemet ekonomike do të ftohin ndjenjat, kjo shenjë do të vuajë për dashurinë deri në fund të nëntorit

Fillimi i një muaji të ri shoqërohet gjithmonë me pikësynime të reja, dëshira, plane, por për fat të keq edhe me pamundësi për të arritur atë që do. Nëse mendoni që pengesat ju vijnë nga personat që ju rrethojnë apo kontekste të caktuara të realitetit, gaboheni. Ndonjëherë janë yjet ato që “fusin hundët” dhe ju prishin punë, e me sa duket në nëntor ca shenja do t’i  kenë ndjenjat përtokë falë ndikimit të tyre, kurse të tjera… Për më tepër lexoni si më poshtë.

DASHI: Nëntori është një periudhë reflektimi për ndjenjat, asgjë serioze, nëse çifti ka baza të mira. Dëshira për të përjetuar emocione të veçanta do të jetë më e fortë, duke kompensuar dëshirën seksuale që ka rënë muajt e fundit. Në rast xhelozie, dyshimesh dhe tradhtish, do të ishte mirë të shmangni diskutimet që mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Ditët më të tensionuara janë datat 10 dhe 11, por edhe dy ditët e fundit të nëntorit krijojnë tensione të vogla.

DEMI: Ndjenjat rikthehen protagoniste, aq më tepër pas datës 10, kur do të marrë fund kundërshtimi i Mërkurit. Nëse një histori ka lindur tashmë gjatë javëve të fundit, ajo duhet të vazhdojë pa hezitim. Po futeni në një periudhë në të cilën zgjedhjet e dashurisë do të jenë më të lehta. Ka shumë tundime edhe për ata që janë në një lidhje zyrtare. Janë javë interesante për të nisur një projekt në çift. Nëse një miqësi lind tani, mund të bëhet diçka e rëndësishme, nuk përjashtohet mundësia që dhe në vitin 2024 të shndërrohet në dashuri. Ditët më të favorshme për çështjet sentimentale janë datat 25 dhe 26. Ata që ndahen tani e bëjnë me gëzim, prandaj nuk do të ketë keqardhje.

BINJAKËT: Kini kujdes, sepse nëse keni shumë borxhe apo probleme ekonomike, do të shkaktohen momente të forta tensioni në çift. Ata që janë martuar së fundmi përjetojnë ditë në të cilat janë të lumtur dhe të tjera në të cilat do të donin t’i garantonin partnerit një të ardhme më të mirë. Për këtë arsye mund të shtyhet lindja e një fëmije në disa raste.

GAFORRJA: Dashuria do të jetë në plan të dytë këtë muaj, por vetëm sepse ka shumë çështje pune për t’u zgjidhur. Nuk ka pse ta fshihni, edhe sepse dhjetori do të jetë një muaj shumë i nxehtë dhe plot pasion. Pra, nëse ka një person që ju intereson, mbajeni të dashur, shmangni momentet e tensionit dhe polemikave, të cilat mund të jenë më të forta nga data 16 deri në 20 dhe nga data 23 deri në 30. Mund të lindin disa provokime në dashuri, por nuk ia vlen ta teproni dhe të prishni gjithçka në moment të fundit. Historitë që nisin në këtë muaj fillimisht do të jenë të vështira, por nga dhjetori gjithçka do të shkojë më mirë.

LUANI: Beqarët e betuar nuk do të jenë të bindur për ta ndryshuar situatën e tyre, duan të vazhdojnë të jenë të lirë, duke fluturuar lule më lule. Afërdita nga data 8 është e shkëlqyer, Mërkuri nga data 10 dhe 14 favorizon njohjet e reja. Nëntori sjell më shumë mundësi. Në ditë të caktuara do të ndieni një dëshirë të madhe për të dashuruar, pasi pasionet që lindin tani duhet të përjetohen me entuziazëm, edhe nëse janë thjesht aventura. Kushdo që është i përfshirë në një marrëdhënie, do të ketë dëshirë të ndiejë emocione të forta. Marrëdhëniet që lulëzojnë tani janë intriguese, mund të lindin papritmas tërheqje fatale. Me Diellin edhe më të favorshëm nga data 22 deri në 30, rizgjohet jeta seksuale. Ata që nuk ndihen të kuptuar, do të kenë mundësinë të sqarojnë si janë gjërat, të mos shtyjnë takime dhe vendime të dobishme për të ardhmen.

VIRGJËRESHA: Jo vetëm që historitë e dashurisë të lindura së fundmi janë të forta, por edhe emocionet mund të rikthehen në këtë kohë. Nëse ju pëlqen dikush, përpiquni ta takoni në datën 2, 3 dhe 7. Dikush do të vendosë të zyrtarizojë një dashuri që ka mbetur në vend për një kohë të gjatë. Ata që ndahen gjatë kësaj periudhe e bëjnë me mirëkuptim, sepse e çlirojnë veten nga një barrë.

PESHORJA: Është një muaj që kërkon lëvizje, orientime të reja dhe nëse ka një dashuri të rëndësishme, favorizohen projektet në çift. Një qiell i favorshëm për ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë. Dashuritë e sapolindura fillojnë të bëhen më tërheqëse dhe kërkojnë angazhim. Historitë e nisura si një shaka, fillojnë të shndërrohen në diçka. Çiftet që janë bashkë prej kohësh shpresojnë të kenë kapërcyer polemikat. Me ndikimin e Venusit në shenjë nga data 8, gjithçka do të duket më e lehtë për t’u planifikuar dhe realizuar. Do të rritet dëshira për të vepruar edhe nga data 24, kur Marsi do të jetë aktiv. Historitë e dashurisë që lulëzojnë tani janë emocionuese. Kujdes të mos e lini të sigurtën për të pasigurtën. Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë aventura dhe ndjenja të forta mes datave 10 dhe 12.

AKREPI: Marrëdhëniet romantike që lindin në këtë kohë janë të rëndësishme. Marsi në shenjë shton dëshirën për të dashuruar. Bashkëjetesat që sapo kanë filluar duken autentike, por herë pas here, ka disa dyshime të lidhura gjithmonë me profesionin e njërit prej partnerëve, ndoshta edhe pasiguri të qenësishme për çështjet financiare. Zemrat e vetmuara, pas një periudhe të gjatë pritjeje, më në fund dorëzohen. Ndaj nuk duhen nënvlerësuar takimet që zhvillohen në datat 12, 21, 22 dhe 30.

SHIGJETARI: Muaji i parafundit i vitit rikthen ndikimin e favorshëm të Venusit në shenjë nga data 7. Do të ketë një nxitje të fuqishme në dashuri nga data 22 deri në datën 30. Ata që duan njohje të reja, duhet të zgjerojnë kontaktet e tyre. Nga pikëpamja emocionale, nëntori është pozitiv, përveç disa sherreve të mundshme në javën e parë.  Nëse jeni një çift i qëndrueshëm, mos u shqetësoni, më e keqja ka kaluar dhe viti 2024 do të sjellë diçka më shumë. Dikush do të gjejë forcën për të thënë mjaft, ose do ta përcaktojë më mirë situatën.

BRICJAPI:  Ata që kanë një lidhje dashurie nuk ndalen. Martesa në dhjetor është e mundur, edhe nëse mund të duket si një zgjedhje “jashtë sezonit”, sepse çiftet zakonisht preferojnë të martohen në verë. Nëntori zgjon dëshirën për të dashur pa kufi. Ka ende kohë për të bërë një zgjedhje dashurie, Jupiteri do të vazhdojë një kalim të dobishëm edhe në vitin 2024. Është e rëndësishme të shmangni çdolloj mosbesimi, pasi do të humbni mundësitë. Konsideroni të rëndësishme njohuritë e reja. Ndikimi i Venusit nga data 8 sjell mosmarrëveshje të përkohshme. Duhet të bëni një zgjedhje në marrëdhëniet në krizë, por gjithçka do të jetë më e lehtë edhe nga ky këndvështrim. Yjet nuk mund të ndryshojnë personalitetin e atyre që na rrethojnë, ndaj nëse mendoni se partneri juaj nuk përshtatet me kërkesat tuaja, filloni të shikoni përreth, Jupiteri do t’ju ndihmojë.

UJORI: Që prej majit të gjitha dashuritë janë vënë në provë. Do të vazhdojnë lidhjen vetëm çiftet e forta. Fitojnë marrëdhëniet që duan të rishikojnë situatën e tyre dhe të fillojnë nga e para. Jo të gjitha problemet lindën për shkak të mungesës së dashurisë. Nëntori nuk fillon në mënyrën më të mirë, tensione të vogla mund të lindin deri në datën 8, por planeti Mars ju qetëson humorin nga data 24. Kushdo që ka jetuar një histori të fshehtë, ka një dëshirë të madhe për të folur dhe për të zbuluar emocionet.

PESHQIT: Historitë e dashurisë, të cilat hasën disa pengesa në shtator dhe tetor, po shkojnë më mirë. Megjithatë, nëse ka pasur një ndarje, do të jetë e vështirë të rifilloni. Do të zgjidhen mosmarrëveshjet e vjetra me një ish-partner. Qielli i dashurisë hapet duke filluar nga data 8. Puna jua largon vëmendjen nga pasionet dhe në datat 14 dhe 15, do të ishte mirë të mos futeni në polemika të kota.

Author: horoscope