Bima e shëndetit dhe bukurise….në shtëpinë tonë.

 

Besohet aloe vera erdhi nga Afrika e Veriut. Dokumentacioni i parë i njohur i përdorimit të saj nga ana medicinale ishte në librin e lashtë egjiptian “Papirusi Ebers”, i cila ka dhënë dymbëdhjetë receta të ndryshme për aloe verën. Që atëherë, kjo bimë është përdorur në të gjithë globin edhe si një lule dekorative dhe më e rëndësishmja, si një ilaç shërimi.
Nëse keni një bimë aloe vera do të përfitoni shumë, kryesisht për shkak të vetive të saj medicinale.

Visit Instagram Profile ➤

Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni bimën në copa për të përfituar prej saj xhelin efektiv. Gjithashtu lëngu i aloe verës mund të gjendet në shumicën e dyqaneve ku shiten ushqime të shëndetshme, por xheli i nxjerrë nga bima mund të jetë më i sigurt dhe për të mos përmendur se është variant më i lirë. Ja përfitimet që mund të merrni nga ky xhel.

Shëron djegiet
Shëron plagët
Zbut aknet dhe ekzemat
Zbut skuqjen dhe problemet e tjera të lëkurës
Mund të përdoret si ilaç anti-kruarje
Redukton rrudhat
Ju ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm (madje mund të parandalojë humbjen e flokëve)
Hidraton lëkurën
Mund të përdoret si një xhel rroje

Author: admin