Bien në pranga të policisë, 2 persona të shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak, bën me dije se në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: A. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; B. T., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 01.12.2020, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Author: admin