Besëtytnitë e secilës shenjë të horoskopit

Nëse themi që shenja e horoskopit përcakton çdo gjë, nuk mund të lejmë mënjanë as besimet e gjithsecilit. Macet e zeza, shkallët, dita e premte në datën 13 dhe Nata e Shtrigave janë disa nga besëtytnitë më të përhapura dhe natyrisht, për disa edhe vetë astrologjia është një besëtytni. Ndërsa ne nuk flasim për gjëra të paprovuara, si magjia, çdo shenjë zodiaku ka një fiksim të caktuar. Ndoshta ju nuk e keni vërë re deri më tani tuajin, por jeni ende në kohë. Lexoni disa nga besëtytnitë e secilës shenjë:

DASHI

Dashi dëshiron që të jetë gjithnjë i pari dhe urren që t’ia zënë pamjen ose rrugën. Nëse uleni prapa një personi në teatër ose nëse mbeteni duke pritur shumë gjatë në një dyqan, kjo mund të konsiderohet fat i keq. Nëse e shihni dikë që del nga dyqani në vend se të presë edhe pesë minuta për të arritur arkën, ai duhet të jetë një Dash në horoskop.

DEMI

Askujt nuk i pëlqejnë kënaqësitë sensuale të jetës më shumë se një Demi. Kjo shenjë ka si besëtytni kryesore nevojën për të pasur akullore në frigorifer tërë kohën. Një mungesë çokollate mund të jetë gjithashtu shqetësuese për të, pasi që sipas tyre nëse nuk keni ëmbëlsira në shtëpi, dita nuk do t’ju shkojë mirë.

BINJAKËT

Pasi që janë shumë komunikues, Binjakët janë të bindur se nëse ata nuk i përdorin të gjithë minutat e telefonit për të biseduar çdo muaj, ata do të kenë një fat të keq. Ata nuk preferojnë të qëndrojnë në një vend shumë gjatë, pasi që duhet të jenë tërë kohën në dijeni të gjërave në shtëpinë dhe rrethin e tyre shoqëror.

GAFORRJA

Gaforret janë koleksionuesit më të mëdhenj të horoskopit. Ata mbajnë objekte nga fëmijëria, që shumica e njerëzve do t’i hidhnin në plehra shumë dekada më parë. Sipas tyre, është fat i keq që ta humbin bluzën e shkollës së mesme, megjithëse ajo është plot me vrima dhe e shqyer qysh nga ajo kohë.

LUANI

Kjo shenjë pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, të kujtohet dhe të vlerësohet. Sipas atyre që kanë këtë shenjë, nëse dikush që sapo e keni takuar, qoftë vetëm për 2 minuta, jua harron emrin, ata do të kenë një fat të keq për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja që ata mundohen të kenë vëmendjen tuaj për ta mbajtur në mend atë.

VIRGJËRESHA

Kjo shenjë është e specializuar në besëtytni, megjithëse zakonisht personat e kësaj shenje thonë se janë thjesht praktikë. Një ndërprerje në rutinën e tyre të kalibruar mund të prishë ditën e tyre. Nëse disa objekte nuk janë në vendin e duhur, ose nëse flokët apo veshjet e tyre nuk janë të përkryera, kjo mundt ndikojë në fatin e tyre të keq.

PESHORJA

Personat e kësaj shenje kërkojnë paqe e harmoni dhe nganjëherë ndryshojnë veten për të mbajtur të tjerët të lumtur, sidomos kur është fjala për romancën. Shumica prej tyre janë të bindur që nëse ata marrin qoftë pak më shumë mirësi, dashuri ose para më shumë se zakonisht, shumë shpejt i pret një dënim i madh jetësor.

AKREPI

Besëtytnia e akrepit është shumë e fortë. Ata mendojnë që ose diçka do të do funksionojë si duhet, ose do të kthehet kundër jush. Hija e një zogu që fluturon mbi një shtëpi, vozitja prapa një veture të vitit 1983 ose thjesht shikimi i të njëjtit film në dy kanale të ndryshme, i bën ata të besojnë se do të ndodhë diçka e rrezikshme.

SHIGJETARI

Ata që kanë këtë shenjë i duan rreziqet, por kjo mund të jetë shenja më superiore nga të gjitha. Ata kanë një varg besëtytnish, për shembull – nuk bën të prekni një qen në ditë të mëdha, nuk duhet veshur ngjyrë të gjelbër në fundjavë ose nuk duhet pasur një bagazh të madh nëse udhëtoni për në Havai. Natyrisht që çantat e vogla i konsiderojnë normale.

BRICJAPI

Personat e kësaj shenje nuk kanë kohë për marrëzinë e besëtytnive. Në fakt ata mendojnë që është fat i keq të jesh me një person që beson në këto gjëra dhe do të bëjnë më të mirën e tyre për të shmangur këta persona. Fatkeqësisht për ta, shumica prej tyre përfundojnë të martuar me dikë nga Peshqit, të cilët e kthejnë shtëpinë e tyre në një lloj tempulli budist për shkak të besëtytnive.

UJORI

Kjo shenjë mendon se ndjekja e rregullave është fat i keq. Nëse ata kanë 10 gjëra ose më pak nëntë gjëra në shtëpi, në bagazh ose në dyqan, ata do të kërkojnë edhe dy më shumë për t’i pasur gjithmonë 11. Ata pëlqejnë që të paguajnë gjithnjë taksat me rregull e të shkojnë te dentisti më shumë se një herë në vit.

PESHQIT

Personat e kësaj shenje kanë besëtytni ditët me shi dhe ato me shumë diell. Nuk guxojnë të shkelin në çarjet e rrugës ose trotuarit, apo të ecin mes tyre. Rutina është rreziku më i madh për ta. Ata mundohen të ndryshojnë vazhdimisht e në këtë mënyrë ndryshon bashkë me ta edhe besëtytnia, duke kaluar nga një formë në tjetrën.

Author: horoscope