Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku se është përfitues i 12 pagave nga paratë e taksapaguesve. Në një postim në Facebook, Berisha e konsideron Maznikun të lidhur me Ndranghetën italiane.
“Mafiozi me 12 paga!! Apo Mafioz Mazniku ortaku i bosit te Ndragetes se Verones, Miglioranci. Ky mafioz perveç rroges se tij si nenkryetar Bashkie merr dhe 12 paga te tjera ne muaj” – shkruan Berisha që më pas liston.
ARBJAN MAZNIKU
1– Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndraghet’a” ka 49% aksione.
2– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.
3– Mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.
4– Administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.
5– Mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.
6– Zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.
7– Zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.
8– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.
9– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.
10– Emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.
11– Emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.
12– Deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro.
Tpz.al