NASA ka deklaruar se deri në vitin 2035 do të dërgojë njeriun e parë në planetin Mars. Arritja e planetit të kuq do mesatarisht 225 milionë kilometra larg dhe kjo do të ishte një hap gjigant.
Planeti Mars është më i ftohtë se Antarktida dhe është me më pak ose aspak oksigjen. Planeti Mars është konsideruar si një planet armiqësor dhe sa më shumë kohë t’i duhet astronautëve për të arritur atje dhe sa më gjatë të qëndrojnë ata, aq më shumë të rrezikuar janë.
Ndaj shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të reduktuar kohën e udhëtimit. Një kompani me qendër në Siatwll, Ultra Safe Nuclear Technologies, ka propozuar një zgjidhje: Një motor bërthamor që do t’i dërgonte njerëzit nga Toka në Mars brenda vetëm tre muajve. Aktualisht, koha më e shkurtër e mundshme për një udhëtim me anije hapsinore të telekomanduar, është shtatë muaj, por një mision me ekuipazh do të donte të paktën nëntë muaj.
Ideja e motorëve bërthamorë në raketa, daton në fakt që nga vitet 1940. Por teknologjia ka mundur që vetëm kohët e fundit ta rikthejë atë si një zgjidhje të mundshme për eksplorimet e largëta në hapësirë.