Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim gjatë paradites së sotme në Elbasan me kandidatet për deputete dhe gra të tjerra përfaqësuese të qytetit. Basha tha se ata që duan të na ndalin, janë një pakicë absolute njerëzish që na kanë mbajtur në vendnumëro, na kanë mbajtur në këtë dimër të gjatë 8-vjeçar. Ai theksoi se kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë
“Ju falënderoj për mikpritjen në një ditë të veçantë, kur normalisht edhe familja kërkon kohën e vet, sepse është ditë feste për Elbasanin në veçanti dhe për të gjithë Shqipërinë. Nuk ka në shpirtin tim përveçse gëzim në një ditë të tillë sepse me ndonjë përjashtim të rrallë për arsye të mëdha, jam gjendur gjithmonë në zemrën e kësaj feste që është Elbasani. Dhe kështu ndodhem edhe sot. Dhe nuk ka gjë më të bukur në sytë e njerëzve gëzimin dhe shpresën që përçon kjo ditë. Shpresën që dimri po merr fund, vera do të vij, e keqja, e zeza do të marrë fund dhe e mira do të vijë. Ky proces ripërtëritjeje i shpresës i përvitshëm, ka një domethënie të veçantë këtë vit.
Nuk bëhet fjalë për një dimër dosido, bëhet fjalë për një dimër 8-vjeçaë që e ka ndjerë më shumë nga të gjithë zonjat, gratë dhe vajzat shqiptare. Ndaj jam sot në mesin tuaj, së pari për t’ju thënë që e kam ndjerë dhe e kam prekur thirrjen për këtë ndryshim që simbolizon Dita e Verës. Ndryshimin që simbolizon festa e luleve, siç i thonë në shumë vende kësaj dite. Lulja që simbolizon mposhtjen, thyerjen e dimrit nga pranvera. Dhe bashkimin më të madh të shqiptarëve për ta bërë këtë të mundur.
Sepse në fakt, ndryshimi do të jetë dhe do të vijë për të gjithë shqiptarët! Ata që duan të na ndalin, janë një pakicë absolute njerëzish që na kanë mbajtur në vendnumëro, na kanë mbajtur në këtë dimër të gjatë 8-vjeçar. Gjëja më e veçantë e kësaj ndjesie që pret kudo, është shpresa që rrëzëllen nga gratë dhe rinia shqiptare. Sepse e di që sa herë që vjen përmes tyre, është garancia se e keqja do të mposhtet dhe se bashkimi i shqiptarëve do të jetë më i madhi i mundshëm më 25 prill. Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë! Kur gruaja është e vendosur për ndryshim, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. E shoh tek gruaja shqiptare, tek rinia shqiptare një dëshirë të papërmbajtur për ndryshim”, deklaroi Basha.
Ai tha më tej se “është detyra jonë të bëjmë gjithçka që zotimet, angazhimet me të cilat do t’i japin formë këtij ndryshimi, t’i mbajmë një më një”.
“Duke nisur nga ato angazhime që kanë të bëjnë me rolin e gruas shqiptare në shoqëri. Në veçanti sa i përket tejkalimit të vështirësive ekonomike që ka shkaktuar rritje e papunësisë, që ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë e përditshme të grave shqiptare për t’i përballuar këto vështirësi.
Që ndihen dyfish më shumë tek problemet të tilla si; emigracioni prek bijtë dhe bijat e nënave shqiptare dhe pa diskutim tek zgjidhjet që ne kemi hartuar në planin tonë dhe do të bëjmë të mundur së pari stabilizimin e situatës dhe pastaj daljes nga kjo situatë ku parësore është dhënia e çdo të riu dhe të reje dhënia e mundësie për një arsimim dhe kualifikim dinjitoz dhe rritja me shpejtësi e kapaciteteve ekonomike që pas arsimimit ata të kenë një vend pune dinjitoze me pagë që siguron mirëqenie dhe një barazi midis pagës së burrave dhe pagës së grave dhe trajtimit të burrave dhe grave anembanë vendit”, u shpreh ai.
Për këtë arsye tha ai, i ka dhënë një rëndësie të veçantë dhe nuk ka qenë e lehtë përfshirjes në ekipin e fitores grave përfaqësuese të Shqipërisë, përfaqësuese në kuptimin rrugëtimit të tyre të jetës, përfaqësuese në kuptimin e sfidave që janë përballur qoftë në rrafshin personal po ashtu dhe në rrafshin profesional, por dhe të eksperiencës që sjellin.
“Qoftë përmes këtyre sfidave që ia kanë kaluar me një forcë të jashtëzakonshme që buron dhe mund të burojë vetëm nga zemra e një gruaje të fortë, qoftë dhe ekspertizës dhe përkushtimit për t’u bërë pjesë e ndryshimit që do Shqipëria, pra për t’u pjesë e ndryshimit që çdokush kërkon sot, jo thjesht të një rrotacioni karrigesh por një ndryshimi të vërtetë, por janë gra që vijnë si karaktere të pavarura si njerëz të padhunueshëm me dinjitetin e tyre dhe sigurisht garancisë që qeveria e nesërme unë nesër si kryeministër, të kem prioritet lartësimin e gruas dhe jo fshehjen pas grave të dhunës të psikikës së dhunës, të fjalorit të dhunës të aleancës me dhunën që për fat të keq mua dhe sot sepse kryeministri i ardhshëm nuk mund të shoqërohet me banditë as në Elbasan, as në Shkodër, as në Durrës e as kudo por do të shoqërohet me gra të zonja dhe profesioniste që do të jenë që do t’u besohet kthimi i institucioneve të qytetarëve, fytyra njerëzore e politikës dhe zbatimi i programit tonë. Nuk dua të zgjatem shumë sot është një kënaqësi të ndodhem midis zonjave të nderuara të Elbasanit”, deklaroi Basha