Basha: Nuk e njoh masakrën e kryer, së bashku do të kthejmë demokracinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili vijon me fushatën e tij për të marrë sërish drejtimin e PD-së është shprehur i bindur se së bashku me demokratët do të kthejnë legjitimitetin në vend.

Basha ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi i fundit me anëtarët e PD në Durrës, ku ndër të tjera thekson se nuk do ta njohë masakrën zgjedhore të 25 prillit, siç e quan ai.

“Së bashku do kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri,” shkruan Basha krahas videos.

Kujtojmë se zgjdhjet e brendshme në PD mbahen të dielën e 13 qershorit. Në garë për kreun e partisë këtë herë janë katër kandidatë, kryetari aktual Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Zgjedhjet në PD vijnë menjëherë pas humbjes më 25 prill.

Author: admin