Babai i gjyqtares Enkelejda Hoxha, e arrestuar me urdhër të SPAK pasi dyshohet se lironte nga burgu kundrejt parave persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, thotë se vajza e tij është e pafajshme.
Nga “Poli i Drejtësisë” ku është mbajtur seanca për gjyqtaren Hoxha, për largimin e saj nga sistemi i drejtësisë, babai ka thënë se “shoqet e saj” (Enkelejda Hoxhes) sot janë ngritur në detyrë. Njëra është bërë sekretare në Gjykatën e Lartë, sipas tij, dhe tjetëra anëtare e KQZ-së.
Pjesë nga deklarata e babait të gjyqtares:
As është marrë dhe as i shkon mendja kurrë. Këto kanë nisur te eprorët e saj. Edison Harizi shkaktoi dy vdekje në Durrës dhe Vlorë. Kush i dha paratë. Admir Tafili u dërgua në Fushë-Kurjë, pastaj në Lac. Pastaj la dy viktima në ditën për diell.
Vajza ime është nga më punëtoret, më e edukuara. Ka lënë dy fëmijë në shtëpi. Ja kështu është situata e asaj, është komplet presion, viktimë nga politika.
Si ka mundësi ti kryeministër që betohesh,ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Po ti akoma merresh me allishverishe. Si ka mundësi të ndërhysh ti. E mbajtën dy vite, shoqa e saj e liroi. Ku është shoqa e saj do thoni ju. Sekretare në Gjykatën e Lartë.
Tjetra vajti anëtare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, urdhëro kush bën skema.
Unë erdha sot të jepet një vendim i arsyeshëm. Të mendosh si nënë, si baba. Ngelem i dyshimtë se zor se do realizohet.