Mëngjesin e kësaj të premte tetë zyrtarë të policisë në Kosovë janë arrestuar.
Selim Selimi, ministri i Drejtësisë deklaroi se ky aksion dëshmon përkushtimin e Prokurorisë për të goditur krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë edhe Policinë e Kosovës.
“Krenar me Prokurorinë dhe Policinë, të cilët i inkurajoj që hetimin ta çojnë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët në kryerje të veprave penale të sillen para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë se në këtë aksion u arrestuan tetë zyrtarë të policisë që dyshohen për disa vepra penale si : “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267 Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K. Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-n”,Tpz