Arben Malaj: Votuesit ta mbrojnë Lelin. Rama nuk mund ta drejtojë Vlorën me nënkryetarë të imponuar nga Tirana

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Në lidhje direkte me A-Show, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar përplasjen midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, ku i ka kërkuar këtij të fundit në mënyrë të paprecedentë dorëheqjen nga posti që mban.

“Unë bashkë me disa kolegë kemi protestuar edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar, që pasoi edhe me shkarkimin tim nga bordi i Bankës së Shqipërisë. Sigurisht që ajo që po ndodh nuk ështe e mirë as për Vlorën, as për maxhorancën, as për trendin e zhvillimeve politike.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Kryetari i Bashkisë ka një pushtet më të madh sepse merr më shumë vota për të marrë një mandate.

Vlora nuk duhet të jetë një shesh beteje, as brenda maxhorancës, as brenda opozitës, apo forcave politike, dhe ky paralajmërim ishte edhe pas asaj që ndodhi në Elbasan.

Unë besoj që nuk do të shkoj deri në fund beteja. Do jetë një mesazh jo i mirë, do ketë kosto politike.

Demokracia ka disa rregulla, ky është një rast i përqëndrimit të pushteteve në gjithmonë e më pak duar që e vret të ardhmen.

Leli ka një avantazh të trashëguar nga familjarët e tij, nga babai i tij që njihet nga të gjithë vlonjatët që nuk kishte frikë të përballej edhe para viteve ’90.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Ai e ndjen edhe përgjegjësinë e drejtimit. Në thelb kjo do të jetë edhe një detyrë për ta mbrojtur për ata që e kanë votuar. Vlora nuk mund të drejtohet nga nënkryetarë të imponuar nga Tirana”, tha Malaj.

Author: admin