Materialet e ndërtimit zënë vendin kryesor në transportin detar që kanë pësuar rritje gjatë 9 muajve të 2020-ës nëpërmjet Porti të Durrësit. Hekuri për ndërtim, çimento, nitrati, skrapi, makineritë, xhamat, blloqet e mermerit, etj. janë disa nga mallrat e përpunuara në portin më të madh të vendit, që kanë njohur rritje të volumeve krahasuar me 9-mujorin e vitit 2019-ës.
Këto janë mallra importi dhe janë përpunuar kryesisht në Terminalin Perëndimor – bëhet e ditur nga Statistikat e APD-së.
Referuar të dhënave zyrtare nga APD, në periudhën janar-shtator 2020 janë përpunuar më shumë se në 9-mujorin e vitit të kaluar 21,033 tonë hekur; 3,688 tonë xhama; 4589 tonë makineri; 26,871 tonë nitrat ure’; 28,665 tonë skrap; 22,806 tonë çimento rif, etj.