Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Reshjet e izoluara të shiut gjatë mesditës me intensitet të ulët do të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit.
Dëborë e dobët parashikohet në lartësitë mbi 800m në veri.
Era parashikohet të fryjë verilindje-perëndim 2 deri 8m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 1/13 diell shi
Kukës -1/12 diell shi
Lezhë 0/13 diell shi
Dibër -3/9 diell shi/borë
Durrës 3/15 diell shi
Tiranë 2/14 diell re
Elbasan 1/13 diell re
Berat 2/14 diell re
Vlorë 2/13 diell re
Korçë -2/7 diell re
Gjirokastër -1/13 diell re
Sarandë 3/12 diell re.