Albana Daka: Regjimi ushqimor që duhet të ndjekin të sëmurët me Covid-19

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është mjaft i rëndësishëm sidomos gjatë kësaj periudhe pandemie. Mjekja nutricioniste Albana Daka ndau disa këshilla në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” lidhur me ushqimet që duhet të konsumojmë për forcimin e sistemit imunitar, regjimin që duhet të ndiqet nga personat e infektuar por gjithashtu dhe për të luftuar periudhën post covid.

“Para pandemisë duhet të mirëushqehemi por dhe të ruajmë masat dhe distancat sociale. Gjatë parainfektimit gjithmonë ushqyerja duhet të jetë e shëndetshme, ata që nuk kanë kaluar akoma covidin thuhet për të gjitha moshat që të jenë larg ushqimeve të shpejta, fastfoodeve, ushqimeve të procesuara sepse në vetvete përmbajnë atë që ne themi konservantët e ushqineve që janë “vrasësit” e sistemit imunitar.

Duhet të jenë sa më shumë të orientohemi drejt ushqimit në kushte shtëpie, ata që janë në zyra apo në punë të zgjatura të drehjjtohen afër atyre bizneseve ushqimore që ofrojnë ushqim të shëndetshëm. Gjatë infektimit, ushqyerja të jetë e shëndetshme dhe gjithmonë ndryshon dhe në varësi të fazës që jemi me covid dhe gjendjes së përgjithshme të personit. Covidi apo faza akute e infektimit është i ndarë në dy cikle.

Në javën e parë kemi atë që ne i themi pushtim sistemik i covidit në organizëm, në javën e dytë kur ka arritur një ngarkesë virale e caktuar që të pushtojnë organet që kanë më shumë afrimitet si mushkëria por dhe zorra. Shenjat në zorrë tek disa persona i kemi me dhimbje të barkut dhe stomakut, me jashtëqitje në formë diarre, ndjenjën e të viellit që tregon se virusi është i vendosur në zorrë.

Gjatë covidit duke qenë se kemi lodhjen e përgjithshme dhe mungesën e oreksit duhet t’i çojmë organizmit ushqime që janë më të lehta për t’u tretur por dhe të rëndësishme për organizmin, më e rëndësishme një përqindje e caktuar proteinike. Ne përdorim shumë bishtajojet për shkak të nivelit të lartë të proteinave por dhe të vitaminës D dhe acideve yndyrore të pangopura pasi ulin inflamacion në organizëm. Ushqimet të jenë të buta dhe të lëngshme në formë supe apo gjelle, jo shumë sallatra.

Parapëlqehet përdorimi i portokallit dhe limonit, lëngu i tyre por dhe lëngu i selinos si një antiinflamator shumë i mirë kombinuar me limonin dhe mollën jeshille. Xhnxheri është shumë i mirë duke i pirë dhe si shotsa apo në smoothie të ndryshëm. Frutat në këtë periudhë i sugjerojmë në formë komposto me pak mjaltë dhe jo sheqer. Nuk duhet të konsumoni asnjë lloj lëngu i paketuar, lëngun e frutave rekomandoj vetëm atë të portokallit me limon, dhe selinonë ndërsa fruytat e tjera në formë smothie ose në formë kompostoje që të merren dhe fibrat.”, u shpreh ndër të tjera mjekja. Tpz.al

Author: admin