Aksionet për sigurinë e produkteve të detit, sekuestrohen 40 ton pesh dhe specie të tjera

Që nga fillimi i dhjetorit, Policia  Bregdetare e Barit në Itali, ka kapur 40 ton produkte peshku, për një total prej  124 mijë eurosh, dhe ka raportuar për hetim 6 persona. Aktiviteti i inspektimit  është përqendruar në biznesin e shpërndarjes dhe ka pasur si objekt  tregtarët me shumicë vendas të produkteve të peshkut. Ky aksion ka pasur si qëllim që të parandalojë speciet ujore që vijnë nga jashtë, kontrollin e higjienës të përcaktuar për të garantuar  cilësi tek konsumatori.

 

Ndër operacionet më të rëndësishme është sekuestrimi i 14 tonë kokë peshku monk, të importuar nga Namibia dhe të gjetur në një platformë logjistike në Matera, në mungesë të dokumenteve që vërtetojnë origjinën e tyre reale. 2 ton e gjysmë të tjera sepje nga Tunizia u gjetën në një treg  shumice në Monopoli, e cila rezultoi pa autorizimet e nevojshme për të ushtruar biznesin dhe për të cilën autoritet urdhëruan gjithashtu mbylljen e menjëhershme të aktivitetit.

Ndërsa, një ton karkaleca të kuq nga Greqia pa dokumentacion shoqërues tregtar u gjetën në një automjet të zbarkuar nga një traget në portin e Barit.  Mallrat e sekuestruar  u dhuruan për bamirësi, ndërkohë që autoritetet nisën hetimet e rastit.//Telebari

 

Author: admin