Aksion policor në Kosovë, 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara

Në aksionin policor të kësaj të mërkure të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa komuna në Kosovë janë arrestuar 12 persona të akuzuar për ryshfet.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se janë arrestuar 12 persona për ryshfet në subvencionet bujqësore dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.

Visit Instagram Profile ➤

Lumezi ndër të tjera ka bërë me dije se grumbullimi i provave ka nisur në janar, duke bërë që në operacionin e sotëm të arrestohen disa persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe dhënie ryshfeti.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Policia ka arrestuar zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna. Aksione janë zhvilluar në Prishtinë, në komunën e Istogut, Gjilanit, Podujevës, Lipjanit…tpz.al

Author: admin