
Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Durrës, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku një mjet ende i paidentifikuar nga policia ka aksidentuar një 60 vjeçar, që udhëtonte me biçikletë.
Informacioni i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.10.2020, rreth orës 11:45, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.Gj, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e automjetit.