Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë.
Një 51-vjeçar me inicialet A.S., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, ende të paidentifikuar, të cilët kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, (ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.
Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.