Drejtori i klubit të Kaljarit, Andrea Kosu ka pësuar aksident të rëndë automobilistik ditën e sotme në Sardenjë. Sipas mediave italiane, 40-vjeçari u përplas në rrugën Statale 554 në Selargius të Sardenjës.
“Sky Sport Italia” shton se ish-mesfushori ka pësuar fraktura në kokë dhe në pjesët e tjera të trupit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Andrea Kosu ka luajtur gjatë karrierës me Veronën, Olbianin, por spikati si futbollist i Kaljarit. Pas tërheqjes nga futbolli, Kosu u emërua drejtor sportiv i Kaljarit. tpz.al