A janë shqiptarë autorët e vrasjes së 20-vjeçares në Greqi? Publikohen fakte të reja, çfarë kishte arritur të dëgjonte bashkëshorti nga bisedat e autorëve

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Mediat greke kanë publikuar fakte të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera nga persona ende të panjohur.

“Real.gr” shkruan se autorët e vrasjes mund të jenë shqiptarë. Sipas asaj që piloti 32-vjeçar ka dëshmuar tek autoritetet, ai ka dëgjuar që vrasësit e gruas së tij të flisnin në një gjuhë të huaj dhe pas përpjekjeve nga vetë ai dhe autoritetet, burri arriti të vërtetonte se ishte gjuha shqipe.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Babis Anagnostopoulos në natën e 11 majit ishte i lidhur dhe sytë i kishte të bllokuara, por ai dëgjoi disa biseda që autorët shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Piloti iu nënshtrua një ekzaminimi akustik për disa gjuhë të ndryshme dhe ai kishte arritur të kuptonte shqipen dhe gjeorgjiane.

Nderkohe në vëmendje të autoriteteve greke është dhe gruaja që u paraqit si psikologia e 20 vjeçares Eleni Mylonopoulou, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares. Policia tha se kjo zonjë është një “objekt hetimi” dhe është një “person që është me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa javë më parë në Greqi, ku tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin