Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Kinë, 51 persona humbin jetën, evakuohen mijëra të tjerë

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kinë, duke e çuar në 51 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa reshjet vijojnë të përmbytin zonat e banuara dhe rrugët.

Autoritetet në Zhengzhou, kryeqendra provinciale deklaruan se shirat e rrëmbyeshëm që ranë këtë javë në provincën Henan detyruan evakuimin e më shumë se 395,000 njerëzve dhe shkaktuan dëme prej më shumë se 65,5 miliardë juan (rreth 10 miliardë dollarë ose 8,5 miliardë euro).

Visit Instagram Profile ➤

Në metropolin prej 10 milion banorësh, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të mundur largimin e ujit në rrugë me anë të pompave.

Reshjet e mëdha të shiut tashmë janë përqendruar në veri të krahinës, duke kanë shkaktuar përmbytje katastrofike.

Author: admin