Peleshi dhe Salianji rekord votash në Korçë, kush janë kandidatët më të votuar. Askush nuk e thyen “ligjin” e partisë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët e partive politike në qarkun e Korçës.

Askush prej kandidatëve të dy partive nuk e ka thyer herësin për t’u future në parlament pas përcaktimit të mandateve që partitë politike kanë marrë.

Kandidati me më shumë vota në këtë qark përsa i përket partisë socialiste është Niko Peleshi me 11.466 vota i ndjekur nga Ilirjan Pendavinji me 6230 vota duke lënë në vend të tretë Olta Xhaçkën.

Ndërsa kandidati me më shumë vota në partinë demokratike, është Ervin Salianji me 9428 vota i ndjekur nga Seladin Jakupllari me 7425 vota.

Author: admin