U kapën me 600 kg kokainë/ Policia spanjolle shkatërron bandën më të madhe të Madridit, arreston 12 persona

Policia e Spanjës ka arrestuar 12 anëtarë të bandës më të madhe të drogës në Madrid dhe sekuestroi një Ferrari me vlerë 250 mijë euro, një arsenal armësh e një shpatë japoneze.

Po ashtu, policia ka arritur që të sekuestrojë 600 kilogramë kokainë, në një sërë bastisjesh të kryera. Banda besohet se ka qenë shumë e dhunshme.

Mes sendesh të sekuestruara, janë edhe 20 makina të shtrenjta, si dhe 700 mijë euro të gatshme.

Anëtarët e bandës kanë përdorur emra të tjerë, jo të vetët e jetonin në vende luksoze. Kreu i organizatës, që ishte maroken, kishte lidhje me bandat ë Kolumbi, Maroku, Spanjë dhe Evropën Veriore.

Author: admin