Kryemadhi: Lista e deputetëve, Rama po përgatit alibinë për të negociuar lirinë me kusht

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar edhe listën e paraqitur nga Rama në këto zgjedhje.

“Unë e lexoj si frikë të Edi Ramës, si një listë humbëse për të përgatitur kontrollin dhe mbajtjen peng të Partisë Socialiste.

Largimi i figurave, si Majko, Ulqini, Bare, Xhafaj, Vasilika Hysi, apo i shumë grave dhe burrave të tjerë që janë të Partisë Socialiste, të cilët nuk janë pjesë përbërëse e listave, por përkundrazi janë larguar dhe janë sekterisur larg territorit socialist, për mua tregon që Rama ka frikën e krijimit të një grupi parlamentar në parlamentin e ardhshëm opozitar për të cilën kërkon që ta ketë si një grup do ti shërbejë si një lloj negociatori për alibnë për veten e tij apo për të krijuar një liri me kusht për veten e tij politike.

Unë shikoj frikën që ka Edi Rama nga ky grup i vjetër socialistësh, duke filluar nga Gramoz Ruçi.

Qe për hir të së vërtetës, Ruçi nuk e ka probkem që te jete i teti”, tha Kryemadhi.

Author: admin