Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas 11-vjeçarin, dërgohet në Spitalin e Traumës. Arrestohet shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një mjet ka përplasur një të mitur që lëvizte më këmbë.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Author: admin