Shkon në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit në Rrogozhinë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë në Rrogozhinë.

Policia raporton se ka ndërruar jetë në spital pasagjerja që ndodhej në mjetin tjetër të përfshirë në aksident.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve humbi jetën në vend njëri prej drejtuesve T. M., rreth 54 vjeç.

Fatkeqësisht bilanci i viktimave të këtij aksidenti është rritur. Aktualisht dy të plagosur ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.Tpz

Author: admin